Profesori i teknolgjisë informative në Universitetin e Prishtinës, Blerim Rexha njofton se një nga stuentët e tij ka zhvilluar një aplikacion për intinerarin e trafikut urban në kryeqytet.
“Sot pata kënaqësinë të testoj aplikacionin e zhvilluar në kuadër të temës së diplomës me titull “Zhvillimi i një aplikacioni në Android për itinerarin e trafikut urban të Prishtinës” nga student Agon Fetiu”, ka shkruar Rexha në llogarinë e tij në Facebook.
Aplikacioni paraqet të gjitha linjat e trafikut urban të Prishtinës, stacionet si dhe itinerarin e tyre. Duke përdorur lokacionin tuaj, aplikacioni ju tregon edhe stacionin me afërt të trafikut urban dhe linjat që ndalen në atë stacion. Aplikacioni tregon edhe orarin e nisjeve dhe çmimin e biletës. Aplikacioni “Prishtina Bus Stops” thjesht zëvendëson tabelën njoftuese që duhej të ishte në çdo stacion.
Rexha njofton se aplikacioni është zhvilluar në platformën Android, dhe e tërë baza e shënimeve instalohet lokalisht dhe nuk nevojë për qasje në Internet. Aplikacioni tani është në Google Play Store dhe mund ta shkarkohet falas.
“Tani e sa vite menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike Komunale “Trafiku Urban” dhe kryetari Prishtinës e kanë proklamuar një shërbim të tillë për qytetarët e Prishtinës, ndërsa Agonit iu deshën vetëm 10 ditë pune intensive për ta realizuar. Unë e përgëzoj Agonin për përkushtimin dhe kreativitetin e shkëlqyeshëm që ka treguar gjatë zhvillimit të aplikacionit. Të lumtë Agon”, ka shkruar Rexha.