Refuzon ta hapë fotografinë që nëna ia dërgoi pa dashje, miqtë i luten ta shikojë menjëherë (Foto)

  13 Nov 2017

Liam McDonald nga Londra, ka pranuar disa fotografi nga nëna, të cilat kishte dashur t’ia dërgonte babait të tij.

I frikësuar se çfarë do të ketë në mesazhe, ai vetëm e ka fotografuar ekranin dhe imazhin e ka postuar në Twitter, transmeton Telegrafi.

“Për arsye që dihen, refuzoj ta hapë mesazhin që pranova dhe ishte nisur për të atin tim”, ka shkruar McDonald lidhur me imazhin.

 

Miqtë e tij kanë qenë të shpejtë, t’i kërkojnë ta hapte fotografinë menjëherë, vetëm se mos ta postonte, po që se ajo shfaqet e zhveshur.

“Bëje shpejtë, të qeshim të gjithë”, si dhe “mund të jetë diçka krejtësisht normale”, kanë qenë dy nga komentet që u pëlqyen më së shumti.

Disa të tjerë, jo vetëm që i kërkuan t’i shlyente fotografitë, por edhe ta largonte në tërësi aplikacionin nga telefoni. /Telegrafi/

 

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.