fbpx

Rebelohet përkrahësi i Vetëvendosjes: Frashër sot ma gërdite shkronjën V…

  05 Oct 2017

Analisti politik, Bleron Baraliu përmes një shënimi në Facebook është rebeluar me veprimin e deputetit të VV-së, Frashër Krasniqi, i cili e sulmoi live në emisionin deputetin e Nismës, Milaim Zeka.

Baraliu ka thënë se ai ka mbështetur shumë VV-në, mirëpo veprimi i sotëm i Krasniqit, ia ka gërditur shkronjën V,

Marrezi pa kufi Sot kam turp ti them vehtes kosovar! Sot Frasheri ma ka gerdit shkronjen V, dhe gjithe perkrahjen qe i kam dhane VVse mbi 10 vjet! Sot enderrat me te keqija per shtegun nga po shkon VV jane ofruar nje hap me afer mengjesit. Politiksiht, sot VV ka humb me shume se ka fituar me 11 Qershor, se pari nga autogoli i Frasherit, se dyti nga injoranca dhe reagimi/mosreagimi i VV-se. Populli nuk do njerez te dhunes, gjykates qe vendosin me koke te vet se kush duhet goditur e kush duhet ngrere ‘zhag’. Kjo eshte pika me e ulet ne historine e VVse. Kane filluar te behen shume: asnje grua kandidate, Korenica, shamia, Frasheri… – trend jo i deshiruar VV! Qe te jem i qarte, Milaimi dhe debati kishin 100 te meta ne ato pak sekonda qe i pashe, por per mua nuk ka dyshim ketu se Frasheri ishte ai i cili eskaloi situaten pertej kufirit te lejuar, dhe si i tille mbetet fajtor qe duhet ndeshkuar, denuar, dhe shfrytezuar si shembull per te gjithe ate qe mendojne se mund te uzurpojne demokracine kosovare – sado e brishte dhe me te meta qofte ajo! #turpFrasher