fbpx

Reali me 6 mungesa kunder Alavesit

  22 Sep 2017

Benzema, Vallejo, Kovacic, Theo, Marcelo dhe Kroos do të mungojnë kundër Aleves për shkak të lëndimeve.

Ende pa nisur mirë sezoni, Zinedine Zidane është duke pasur probleme me lëndime.

Pas Karim Benzemas, Jesus Vallejos, Mateo Kovacit e Theo Hernandezit, listës së gjatë i janë shtuar edhe Marcelo dhe Toni Kroos.

Marcelo pritet të mungojë të paktën një muaj, ndërsa për Kroos Zidane ka thënë se pret që lojtari të jetë i gatshëm për Borussia Dortmundin në Ligën e Kampionëve.

Sipas Zidane, gjermani e mbylli ndeshjen me Betisin me disa shqetësime dhe nuk dëshiron ta rrezikojë për sfidën e nesërme.

Tashmë është e qartë se “Los Blancos” do ta zhvillojnë ndeshjen ndaj Alavesit të shtunën në mungesë të: Benzemas, Vallejos, Kovacicit, Theos, Marcelos dhe Kroosit.