Reagon Tinka Kurti: Po shpifin, unë nuk i kam publikuar bisedat, ja kush e bëri

  12 Dec 2017

Zëdhënësja e Lëvizjes Vetëvendosje (VV),Tinka Kurti përmes rrjetit të saj social ka reaguar ndaj lajmit se ajo ka publikuar bisedën e deputetëve të VV-së në Viber, raporton Gazeta Blic.

Kurti ka thënë se lajmi i publikuar nga “Gazeta Metro” është i rremë.

Ajo më tej mediat që kanë publikuar lajmin i ka quajtur si media të Shik-ut.

“…(mini) metro e Valon Sylës, Periskopi i Dukagjin Goranit dhe shokëve të Dardan Molliqajt, Ekspressi i Berat Buzhalës”, ka shkruar ajo.

Reagimi i plotë i Tinka Kurtit:

Lajmi i publikuar është rrenë. Ky sulm më është bë’ vetëm se nuk jam pjesë e grupit që shantazhon dhe mundohet ta shkatërrojë Levizjen nga brenda.
Për këto shpifje janë zgjedhë me kujdes mediat e SHIK-ut, si (mini) metro e Valon Sylës, Periskopi i Dukagjin Goranit dhe shokëve të Dardan Molliqajt, Ekspressi i Berat Buzhalës.
Se kush po i nxjerr infot, kjo u kuptua mbramë, kur informata ekskluzive të porositura nga grupi i shantazhit, dolën në Periskop direkt nga mbledhja e Kryesisë. Mbledhje e mbyllur. Të pavërteta gjithsesi.
Sigurisht që nuk na trembni ju që keni frikë edhe nga Këshilli i Përgjithshëm.

 

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.