Pas shkrimit të Melaim Zekës në rrjetin social “facebook”, reagon edhe Gëzim Kelmendi duke thënë ” Milaim Zeka e ke gabim, Turqia nuk financon VV-në.”
Ai vazhdoi më tutje:
“Në reagimin e juaj të sotëm pas konfliktit të mbrëmshëm me Frashër Krasniqin ke akuzuar VV-në se financohet nga Turqia, Beogradi dhe Moska. A financohet nga Beogradi dhe Moska nuk e di. Por që nuk financohet nga Turqia këtu jam i sigurt 100%.
Vetëvendosja dhe Turqia janë dy pole të kundërta.
Vetëvendosja është partia e parë dhe vetme në Kosovë që ka mbështetur kurdët për ndarje nga Turqia, dmth përkrah ndarjen teritoriale tē Turqisë.
Pastaj lideri i VV-së është i vetmi lider politik në Kosovë që në Kuvendin e Kosovës e ka quajtur Presidentin Erdogan ” diktator” .
Turqia ka investuar shumë në Kosovë, përfshirë edhe kompleksin memorial të Jasharajve në Prekaz ( këtë edhe vet e ke konfirmuar), por nuk e financon VV-në e cila ka ideologji kundër muslimanëve dhe vetë udhëheqjes së muslimanëve.
Mbrëmë unë dënova dhunën që u shfaq ndaj teje, por nuk dmth. që pajtohem me fjalorin tënd dhe as tash me deklaratën tënde për Turqinë.“
Këto ishin fjalët e Gëzim Kelmendit drejtuar Melaim Zekës./MEDIA KOSOVA/