Reagon edhe Haga pas përpjekjeve për rrëzim të Gjykatës Speciale

  22 Dec 2017

Zëdhënësi i Prokurorisë së Specializuar, Christpher Bennet, ka thënë se ata janë duke vazhduar punën në bazë të mandatit që u ka dhënë ligji.

Zëdhënësi Bennet nuk ka dashur t’i komentojë zhvillimet në Prishtinë ku një grup i deputetëve të Kuvendit i kanë mbledhur nënshkrimet për ta thirrur një seancë të jashtëzakonshme me të cilën do të bëhej përpjekje për shfuqizimin e Ligjit i cili themelon gjykatën që do t’i trajtojë krimet e pretenduara se janë kryer nga ish pjesëtarët e UÇK’së.

“Ne punojmë në kuadër të Ligjit për Specialen dhe po punojmë në kuadër të mandatit aktual. Nuk mund të flasim për ndonjë mandat tjetër eventual”, tha Bennet për KALLXO.com.

 

“Nuk mund të spekuloj për gjëra të tilla. Unë flas vetëm për mandatin tonë dhe mandati ynë vjen nga Ligji Special dhe ne jemi të fokusuar në këtë”, nënvizoi ai

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.