Reagon ashper Mytaher Haskuka:Boll mo!

  21 Nov 2017

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka reaguar ndaj deklaratës së PDK se në komunën e Prizrenit ka pasur parregullsi, raporton Gazeta Blic.

Haskuka ka thënë se monitoruesit në qendrën e votimit “Motrat Qiriazi” nga Bashkimi Evropian, shoqëria civile dhe gjithashtu komisionerët e të gjitha partive përfshirë edhe atë të PDK kanë thënë nuk kanë pasur asnjë vërejtje gjatë procesit të zgjedhjeve.

Ndërsa tash disa dite pas këtij procesi Haskuka ka thënë se dalin hajnat e klanit Pronto dhe ankohen.

“…duan të vjedhin fitoren e popullit, nuk do ti lejojmë hajnat të na e marrim të ardhmen tonë. Boll mo!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Haskukës:

Për qendrën e votimit “Motrat Qiriazi” monitoruesit nga Bashkimi Evropian thanë që procesi zgjedhor ka qenë në rregull, shoqëria civile poashtu konfirmon që procesi i votimit nuk ka pas parregullsi, gjithë komisionerët e gjitha partive nënshkruajnë procesverbalet dhe nuk kanë asnjë vërejtje, vëzhguesit e gjitha partive nuk kanë asnjë vërejtje përfshirë edhe vëzhguesit e PDKsë.
Tani pas disa dite kur kuptuan që po hupin, dalin hajnat e klanit Pronto dhe ankohen, duan të vjedhin fitoren e popullit, nuk do ti lejojmë hajnat të na e marrim të ardhmen tonë. Boll mo!

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.