Reagim maestral nga Milaim Zeka per raportin e Dick Martyt!

  09 Oct 2017

Teorite e konspiracionit te shqiptareve

Eshtrat e shqiptareve qe u shtruan asfalt

Kur Dick Marty, deputet zviceran, pati bere raportin e tije rreth “Shtepise se Verdhe”, se si gjoja shqiptaret ua kane shkul organet e trupit civileve serbe, dhe i kan shitur ato, nuk pat serb qe pati dale per ta vene ne dyshim kete raport. Aqe shume i dhane jehone raportit, saqe nuk kaloi shume dite, dhe lajmi u be i besueshem per cdo medium te botes. Mbi bazen e ketij lajmi, dhe besueshmerise qe u krijua, u mblodh Parlamenti i Evropes, nxori nje rezolute, edhe krejte ne fund, u formu Gjykata Speciale.

Nuk pati mbete lider serb qe nuk e pati permend raportin e Dick Matit po neper konferenca te shtypit, po ne takime zyrtare, po ne takime jo zyrtare, etj, etj.

Te ejten ne mbremje, redaksise te lajmeve ne RTK, ia dorzova nje pjese te nje interviste, me nje snajperist serb, kur ne mesin e shume metodave te cmendura ne luften kunder shqiptareve, ai, me gojen e tije, ne prezencen e zyrtareve te nje shteti perendimor, deklaron se gjate luftes, ushtaret serbe, kane pasur urdher, qe trupat e shqiptareve, “ti hudhin ne korita me acid, pastaj eshtrat e tyre i kane perzier me gur, dhe i kane shtruar asfalt”!

Lajmi u vu ne dyshim direkte, nga “expert” te lajmeve, qe po e diten se cka eshte lajm, e cka quhet lajm, une bagla te kalit ha, e deri tek heshtja e cdo politikani tek ne, gje qe deshmon, se keta njerez, jane aqe injorant, aqe te padijshem, sa me te vertete as qe meritojne te merresh me ta. Po s ke qajre.

Lajmi per trafikimin e organeve u ndertu me rrefimet e shqiptareve, edhe me ndihmen e disa gazetareve “hulumtues” per krimet e shqiptareve, ndersa ne rastin konkret, kemi rrefimin e nje ushtari serb, snajperist, i cili tregon me emra e mbiemra se kush ka dhane urdher, kend e kane pas komandant, dhe mu per keto detaje, autoritetet e nje vendi perendimor i kane besuar ketij rrefimi.

Asnje deklarate nga Presidenti i vendit tone. Asnje fjale nga kryetari i Parlamentit, i cili ka filluar me fushaten zgjedhore. Asnje fjale nga kryeministri i vendit, i cili eshte i zanun me vizitat neper koperativat bujqesore. Asnje fjale nga opozita, e cila eshte e zene me planet dhe strategjine qysh me rrexu qeverine e rrexueme!!!

A thu me perkrhy kete lajm e me qu ne Beograd, e me thane qe UCK ja i ka fut trupat e serbeve ne acid, dhe i ka shtru asfalt, pash Zotin, e pash gjuhen shqipe, qe shume kush e dhine duke e fole, e duke mendu serbisht, cfare lajmi ish ba ne Serbi, dhe ne bote?!!!

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.