Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, nuk i ka rënë pishman që është larguar nga Kuvendi i Kosovës në kohën kur debati është zhvendosur jashtë programit qeverisës.
Haradinaj, thotë të jetë habitur atë ditë me veprimet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Albin Kurtit nga radhët e VV-së dhe Avdullah Hoti nga radhët e LDK-së.
“Vetëm një hërë e kam bërë e për këtë nuk jam pishman, jam habitur me Albinin e Avdullahun për gjestin e tyre”, tha ai në emisionin Rubikon të KTV-së.
Kryeministri Haradinaj, po ashtu e ka quajtur si paftyrësi mos pjesëmarrjen e gjithë deptuetëve opozitarë në seancën e thirrur për debat rreth programit qeverisës, që është mbajtur më 2 tetor.
“Unë në Kuvend kam shkuar me program. Programin brenda javës ua kam dërguar. 40 deputetë e kanë kërkaur seancën 23 kanë qenë në seancë dhe më është dukur shumë e paftyrë një veprim i tillë”, është shprehur Haradinaj.
Theme : Good News Lite