Ramush Haradinaj i drejtohet Glauk Konjufces me disa fjalë të ashpëra!

Ramush Haradinaj i drejtohet Glauk Konjufces me disa fjalë të ashpëra!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke iu përgjigjur akuzave të deputetit Glauk Konjufca, ka thënë se po predikon kur thotë se po mbron ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikallo.

“Paragjykim që po e mbrojmë dike, kushdo qoftë dhe ka shumë elemente që na obligojnë që të shkojmë nga hapi në hap. Po e them këtë sepse unë kam pas shumë dëshmitarë të rrejshëm, jo vetëm të komunitetit”, tha ai.