Vetëm gjatë fushatës, kanë shpërndarë rreth 1000 libreza të reja të ”veteranëve”. Po shtrojnë rrugë e trotuare ditë e natë, thuajse nuk ishin në qeverisje për 15 vite me radhë.
Po e keqpërdorin Organizatën e Veteranëve për interesa partiake, gjë që bjen ndesh me vet statusin e kësaj organizate.
Nëse janë të sigurt në fitore siç po deklarohen, atëherë pse po i bëjnë të gjitha këto shkelje?!
Por nuk kanë faj, e kanë kuptuar që nuk i kanë punët mirë. E kanë kuptuar që kësaj here qytetarët e Deçanit nuk do të mashtrohen dhe do t’i ndëshkojnë ata me votë.
E kanë kuptuar që kësaj here qytetarët do të votojnë për zhvillimin e qytetit tonë. E kanë kuptuar që kësaj here qytetarët e Deçanit do të votojnë #meMendje e #meZemër për Zekë Sinanajn dhe asambleistët e VETËVENDOSJE!-s.