Ramush Haradinaj: E befasova Brukselin. Ja kur do ta marrim liberalizimin

  27 Nov 2017

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për vizitën në Bruksel, e cila u bë temë debate në opinionin public.Ai ka thënë se qëndrimi i tij është I njohur për cështjen e dialogut.

“Ju e dini se unë kam qenë kundër mënyrës se si është zhvilluar dialogu në pjesën e dytë, gjegjësisht nga viti 2013”, ka thënë ai, në Klan Kosova, raporton Gazeta Blic.
Haradinaj ka thënë se ka kërkuar përfshirjen e SHBA-së në këtë dialog.Shefi i Qeverisë ka bërë të ditur t’u ketë thënë zurtarëve të BE se është e padrejtë që Serbisë t’i jepet statusi i Shtetit anëtar, e ne të mos na jepet as liberalizimi i vizave.

Haradinaj ka thënë se shumë shpejt Kosova do të marrë lajmin e madh për liberalizimin e vizave.Kjo sipas tij, u erdhi në befasi zyrtarëve të Brukselit zyrtar, raporton Gazeta Blic.

“Është normal kjo që kam bërë atje. Jemi një vend që edhe kemi humb kohë edhe kemi shumë presion të qytetarëve për gjendjen. Qytetarët tanë presin para ambasadave dhe beso se nuk ka kuptim.

Dy palët na kanë thirr në dyluftim, na kanë qit fusnotën, krejt këto procese kanë ndodh dhe në fund njonit i thonë se t’i po bëhesh anëtar i BE’së dhe ja caktojnë vitin e Kosova e ka njëfar MSA’je atje që as nuk shihet ku është Kosova dhe as liberalizim të vizave nuk të dhënë”, tha Haradinaj.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.