fbpx

Ramush Haradinaj bën rritje astronomike të pagës së tij, kjo është shuma (Dok)

  21 Dec 2017

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dje ka marrë vendim që të rriten pagat për disa pozita në Qeveri.

Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë ku është miratuar draft raporti për 100 ditët e punës së tij.

Periskopi ka siguruar një dokument, ku figurojnë pozitat që kanë përfituar rritje pagash.Kryeministri Haradinaj rezulton se tek paga e tij ka bërë rritje enorme, duke krahasuar me atë që kishte më herët, apo edhe kryeministrat që ishin në pozitë para tij.Nga tani, Haradinaj do të përfitojë fiks dymijë e nëntëqind e pesëdhjetë (2950) euro.Ndërsa gjatë 100 ditëve qeverisje, ai kishte marrë 1300 euro, gjë që tregon rritje të dyfishuar të pagës.Madje Haradinaj në seancën ku diskutohej për buxhetin e vitit 2018, kishte thënë se e ka zor me këtë pagë që e kishte.“Rroga e kryeministrit të Kosovës, është 1300 euro për besë është zor, mbani mend këshilltarët e mi e kanë 540 euro, shefi i zyrës për informim e ka 370 euro”, kishte thënë Haradinaj në foltoren e Kuvendit