Ramush e kuptove çka të tha shefi dje për Demarkacionin

  02 Nov 2017

Ramush Haradinaj është bërë kryeministër me “izën” dhe “vizën” e Hashim Thaçit. Tashmë dihet se krejt procesin e rrëzimit të Qeverisë e mbi të gjitha të krijimit të PAN-it e ka ideuar, disajnuar dhe projektuar vetë Hashim Thaçi. Në këtë drejtim edhe roli “i nënës Tiranë” ka qenë i pazëvendësueshëm.

Por Ramush Haradinaj duket se e ka harrruar paksa rolin e Hashim Thaçit në ngritjen e tij në postin e kryeministrit. Ai ka marrë do vendime, shkarkime dhe emërime që i kanë prekur në esencë vendimet e “shefit” të tij e shefit të shtetit Hashim Thaçit.

E në raste të tilla, Thaçi nuk hesht, nuk duron, shpërthen!

Dje në një konferencë që nuk kishte të bënte me demarkacionin, presidenti i vendit “i qoi selam” Ramush Haradinajt se …ti mundesh me formu gjithfarë komisionesh akademike, me shkarku e me emëru grupe e komisione, por nënshkrimin tim të marsit të vitit 2015 nuk e “luan as topi”. Kufiri ka me mbet aty ku ka vendos NATO, KFOR-i, BE-ja, Amerika dhe Hashim Thaçi.

Ramush Haradinaj u bë sikur nuk e dëgjoi porosinë e shefit të tij Hashim Thaçit.

Ramushi mund të bëhet edhe ndonjë ditë, sikur nuk po e dëgjon Hashim Thaçin.

Por Ramush Haradinaj duhet ta dijë se kur e tepron me “shefin” ky i fundit nuk e fal: qysh ia ka ofru karrigen e kryeministrit, pa prit pa kujtu ia tërheq prapa këtë karrigë dhe veç kur ta sheh veten në kokërr të shpinës!

Prandaj Ramush Ramush e kuptove çka të tha shefi dje për Demarkacionin. Mos luaj “qoke…” me Demarkacionin, me liberalizimin e vizave…me fatin e këtij populli që pret me një krah dokumentesh në duar për të marrë një vizë evropiane!