Ndryshimi i filluar vitin e kaluar, kulmon më 22 tetor në Drenas
Ndryshimi i cili ka filluar në fund të vitit të kaluar në komunën e Drenasit, do të kulmoj në zgjedhjet e 22 tetorit.
Të dashur qytetarë të komunës se Drenasit,
Para vetës e keni një mundësi ideale që më 22 tetor me votën tuaj të vendosni se kush do të iu prijë në katër vitet në vazhdim.
Nisma për Kosovën e ka ofertën më të mirë në krye me kandidatin tonë z. Isa Xhemajlaj.
Ju ftoj të gjithëve të bëheni bashkë dhe të ktheheni në aktivistë për të mundësuar ndryshimin, i cili është shumë i nevojshëm në këtë komunë.
Fryma socialdemokrate e Nismës po përqafohet nga të gjithë qytetarët e vendit.
Andaj ju bëj thirrje që më 22 tetor, të dilni në zgjedhje masovikisht dhe të votoni për Isa Xhemajlajn.
Fotografitë më poshtë janë nga mbyllja e fushatës se Nismës, dega në Drenas në tubimin e mbajtur në Komoran.
#KOHAperNISMEN