Ramiz Lladrovci:Thaqin nuk e spiunova une te nderkombetaret,Rexhep Selimi po shpif!

  11 Oct 2017

Ramiz Lladrovci ishte përpjekur që të pastrohej para Hashim Thaçit se nuk po e spiunonte tek shërbimet e huaja dhe nuk qëndronte prapa pohimeve se Thaçi është i implikuar në vrasjen e njërit prej drejtuesve të UÇK-së, Beadin Allaqi. Insajderi ka siguruar këto tri letra të nënshkruara nga Lladrovci. Ai thoshte se Lulzim Jashari, Nuredin Lushtaku, Sylejman Selimi e Rexhep Selimi po shpifnin kundër tij. Kërkonte të dinte se pse ndodhej në listën e zezë të presidentit amerikan. Lladrovci kishte kërkuar takim me Thaçin nëpërmjet Jakup Krasniqit për sqarimin kësaj çështjeje. Krasniqi e konfirmon një gjë të tillë.
Lladrovci – Thaçit: Nuk po të spiunoj te shërbimet e huaja
Ramiz Lladrovci, ia kishte shkruar tri letra Hashim Thaçi, në vitin 2003. Me anë të këtyre letrave kërkonte të takohej me Thaçin, për t’ia dëshmuar se “nuk po bashkëpunonte me shërbime të huaja” kundër kryetarit të atëhershëm të PDK-së.

Lladrovci, kryetar i Drenasit dhe kandidat i PDK-së për Drenas i ankohej Thaçit se shumë prej drejtuesve të UÇK-së, e shihnin atë si spiun të shërbimeve të huaja. Mes tjerash përmendte vrasjen e Beadin Allaqit, një nga drejtuesit e UÇK-së në vrasjen e të cilit implikohet Hashim Thaçi në këtë letër.

Insajderi ka siguruar këto tri letra të cilat, Naim Bazaj i ka cilësuar si shantazhuese. Kryetari i Kuvendit të Drenasit, ka thënë të mërkurën për Indeksonline se me këto letra, Lladrovci ka siguruar pozitën e ambasadorit dhe atë të kandidatit të PDK-së për kryetar komune.

“Zoti Hashim, kohët e fundit jam ndeshur shpeshherë, për të mos thënë përditë, me fjalë të ndryshme që synojnë denigrimin e figurës sime dhe njëkohësisht familjes sime. Këto gjëra më kanë indinjuar, për më tepër, sepse ato po bëhen dhe po përhapen nga shokë ose ish-shokë të mi, nga disa pa dashje, kur është fjala për shokët; dhe nga disa me dashje, mendoj unë, kur është fjala për ish-shokët”, shkruan në letrën e parë.

 

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.