Ramiz Kelmendi tregon nëse do të garojë për kryetar të LDK’së

Ramiz Kelmendi tregon nëse do të garojë për kryetar të LDK’së

  19 Mar 2019

Deputeti i LDK’së Ramiz Kelmendi thotë të mos ketë menduar që t’i hyjë garës për të parin e kësaj partie.

Duke folur në emisionin ‘DPT te Fidani’, Kelmendi thotë se pozita e tij rreth politikave ekonomike në këtë parti nuk do të ndryshojë.

“Nuk jam kandidat. As që kam mëndu të jem kandidat për kryetar të LDK’së”, tha Kelmendi.

‘Unë jam për çështje ekonomike. Këtë punë ua kam lanë këtyre të tjerëve që kanë afinitete me drejtu LDK’në”, shtoi ai.

Sipas tij, pa u shpall zgjedhjet në parti, nuk do të ishte dashur të bëhej shpallja e kandidaturave.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.