fbpx

Ramiz Kelmendi flet per SHIK-un!

  27 Oct 2017

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Ramiz Kelmendi ka thënë për ‘Gazeta Blic’ se për momentin nuk ka ndonjë qëndrim rreth asaj se a do ta mbështes ndonjë hetim ndaj organizatës së SHIKU-ut.

“Për momentin nuk kam ndonjë qëndrim, fillimisht duhet ta shoh iniciativën dhe më pas do përgjigjem nëse do ta mbështes hetimin”, ka pohuar Kelmendi.

Një ide e tillë që të fillojë një hetim ndaj organizatës së SHIK-ut, është dhënë nga deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, ajo ka thënë se e kanë gati tashmë një nismë për hetim parlamentar, por ju duhen edhe tetë nënshkrime, dhe për këtë iu duhet ndihma e deputetëve të LDK-së.

Haxhiu po ashtu ka deklaruar se edhe me herët kanë pasur iniciativa të tilla por për shkak se LDK ishte në qeverise nuk kanë mundur t’i mbledhin nënshkrimet e nevojshme.

Ndërsa, seanca e fundit e Kuvendit të Kosovës është shoqëruar me përplasje të shumta ndërmjet deputetëve, një e tillë ishte edhe mes deputetit Lumir Abdixhikut dhe kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli.

Abdixhiku e ka quajtur Veselin si udhëheqës i një organizate kriminale, dhe fajtor kryesor për dështimet e PDK-së.

Ndërsa Veseli e ka kundërshtuar Abdixhikun kështu duke i thënë gënjeshtar.

Kujtojmë që legjislaturën e kaluar LDK nuk e kishte mbështetur nismën e opozitës për hetimin e SHIK-ut.