Ramiz Kelmendi flet për gjendjen e tij shëndetësore

  16 Dec 2017

Deputeti i LDK’së, Ramiz Kelmendi ka thënë se gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Ka pranuar se ka bërë disa analiza rutinore, por, se ka thënë se asgjë serioze nuk ka.

Deputeti i LDK’së, Ramiz Klemendi ka thënë se është shëndosh e mirë. Ka mohuar se është i sëmurë derisa ka thënë se ndodhet në qytetin e tij të lindjes, Pejë.

“Kam bërë disa analiza rutinore. Mirë jam dhe ndodhem në Pejë”, ka thënë Kelmendi, për Express, të shtunën mbrëma.

Ai ka thënë se gjatë tërë ditës e kanë kontaktuar shumë njerëz për të marrë vesh gjendjen e tij shëndetësore. Ka thënë se iu ka treguar se asgjë serioze nuk ka.

“Veç kanë dashur ta bëjnë të madhe. Mirë jam. Nuk jam diçka i sëmurë”, ka shtuar Kelmendi.

Ramiz Kelmendi është deputet i LDK’së. Në mandatin e kaluar ishte bërë deputet me PDK’në derisa në fund të mandatit ishte bërë Zëvendëskryeministër në Qeverinë e udhëhequr prej Isa Mustafës.

Kelmendi është njëri prej biznesmenëve më të pasur në Kosovë. Më herët ka qenë edhe pjesë e AAK’së ku ishte bërë deputet duke garuar me partinë e Ramush Haradinajt.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.