fbpx

Rama takohet me nje burrshtetas te madh

  21 Sep 2017

Gjatë qëndrimit në New York, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kryeministri  i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një takim me presidentin turk Reccep Tayip Erdogan.

Lajmin për e bëjnë të ditur mediat turke, të cilat theksojnë se Rama dhe Erdogan kanë zhvilluar bisedime dypalëshe për rreth 30 minuta.

Një ditë më parë, kryeministri Rama u takua me presidentin amerikan Donald Trump dhe së bashku me të dhe bashkëshortet e tyre, Linda dhe Melania realizuan edhe një fotografi, që shefi i qeverisë shqiptare e postoi në faqen e tij në “Facebook” dhe e cilësoi foton e ditës.