Rahoveci me kryetar te ri!

  26 Nov 2017

Pas rinumërimit të disa prej kutive të votimit dhe votave me kusht në Komunën e Rahovecit, fitues ka dal Smajl Latifi i AAK’së duke e mposhtur kështu Idriz Vehapin e PDK’së në këtë komunë.

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve (QNR), ka përfunduar numërimi për tri vendvotime për komunën e Rahovecit. Nga kjo, fitues i garës së balotazhit për zgjedhjet lokale del të jetë kandidati nga AAK’ja, Smajl Latifi.

Për fitoren e Latifit në Rahovec ka folur edhe anëtari i KQZ’së nga radhët e AAK’së, Binak Vishaj.

 

“Konfirmohet fitorja e Smajl Latifit per Rahovec. Edhe me votat me kusht fiton Smajl Latifi,Urime AAK”, ka shkruar Vishaj.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur se cilat që disa vendvotime ne Rahovec t’i qojë në rinumërim. Kjo pas ankesës që PDK e kësaj komunë ka bërë kundër AAK’së.

Në balotazhin e 19 nëntorit për Rahovec, Smajl Latifi i AAK’së ka arritur që t’i mbledhë 10 mijë e 483 vota duke lënë pas për 241 vota Idriz Vehapin e PDK’së. Vehabi ka arritur që ti mbledhë 10 mijë e 242 vota në këtë komunë.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.