Qeveria njofton kur do të lëshohen vërtetimet për Dëshmorët dhe Invalidët e Luftës

  27 Nov 2017

Këto vertetime hapin rrugën e aplikimit edhe për pension familjar të dëshmorëve Qeveria e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se Vërtetimet për Dëshmorë të Kombit dhe Invalidë të Luftës fillojnë të lëshohen që nga data 1 Dhjetor, me orar 9:00 – 12:00 dhe 13:00 – 15:00.

Për vërtetime të Invalidëve kërkohen: Certifikata e Statusit (origjinal) dhe Certifikata e lindjes (origjinal).

Ndërsa për vërtetime të Dëshmorëve kërkohen: Certifikata e Statusit (origjinal) dhe Certifikata e vdekjes (origjinal).

Në njoftim theksohet se vërtetimet i hapin rrugë aplikimit të Invalidëve të Luftës për Komision Mjekësor, ku do të vlerësohet dhe rivlerësohet shkalla e invaliditetit, si dhe hapin rrugën e aplikimit për pension familjar të dëshmorëve.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.