Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të së hënës (sot) pas dëgjimit të raportimit nga Komisioni për Shënjimin dhe Mirëmbajten e Kufirit, lidhur me punën e komisionit të udhëhequr nga Murat Meha, e ka miratuar këtë raport, dhe bashkë me Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, ka vendosur për ta proceduar në Kuvendin e Kosovës.
Pra, tani Marrëveshja e Demarkacionit, bashkë me raportin e ‘Komisionit Bulliqi’, do të dërgohet në Kuvendin e Kosovës, për diskutim nga deputetët dhe më pas edhe për votim të marrëveshjes për demarkacionin të nënënshkruar në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.
Gjatë prezantimit të raportit të ‘Komisionit Bulliqi’, që është themeluar për të vlerësuar punën e ‘Komisionit Meha’, ka pasur vërejtje të mëdha për punën e këtij ish’komisioni.
Anëtarët që kanë folur veç e veç kanë nxjerr përfundime se puna e ‘Komisionit Meha’ ka shumë të meta e gabime, dhe si rezultat i kësaj sipas tyre, Kosova ka humbur territor.
Tani, pas kësaj, puna e ‘Komisionit Bulliqi’ dhe ajo e Qeverisë sa i përket kësaj teme ka përfunduar, dhe është në dorën e deputetëve që ta miratojnë marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, ose ta rrëzojnë a