Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Ilir Deda ka thënë se Qeveria e Kosovës dhe presidenti Hashim Thaçi duhet të japin dorëheqje pas nismës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale – shkruan Periskopi.
Sipas Dedës, një udhëheqësi që rrezikon ekzistencën e vendit nuk mund të qëndrojë në pozitë.
“Qeveria e Kosovës duhet të jep dorëheqje sot. Një udhëheqësi që e rrezikon ekzistencën e vendit të vet nuk mund të qëndrojë më në pozitë. E bashkë me ta duhet të shkojë edhe Hashim Thaçi”, shkruan Deda në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”.Deputeti i Alternativës edhe mbrëmë reagoi ashpër, duke thënë se Kosova rrezikon të humb miqtë ndërkombëtarë me nisma të tilla, të cilët prodhojnë izolim për qytetarët./Periskopi