PZAP vendos per Prishtinen dhe Prizrenin!

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i ka shqyrtuar dhe vendosur të gjitha apelet e paraqitura kundër vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve komunale të 22 tetorit dhe për Raundin e Dytë për kryetar të Komunave të mbajtura më 19 nëntor.

PZAP-it lidhur me apelet e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vendosur si në vijim:
a) Apeli për komunën e Prishtinës një pjesë e apelit është hedhur si e palejueshme dhe një pjese e apelit është refuzuar si i pa bazuar,
b) Apeli për komunën e Dragashit është refuzuar si i pa bazuar,
c) Apeli për komunën e Kamenicës është hedhur si i pasafatshëm .
PZAP-it lidhur me apelet e paraqitura nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vendosur si në vijim:

a) Apeli për komunën e Prizrenit është hedhur si i palejuar,
b) Apeli për komunën e Rahovecit një pjesë e apelit është hedhur si e palejueshme dhe një pjesë e apelit është refuzuar si i pa bazuar,
d) Apeli për komunën e Klinës është hedhur si i palejuar.

Apeli i paraqitur nga kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Shtimes është hedhur si i palejuar.Kundër këtyre vendimeve është e lejuar ankesa brenda njëzetekatër (24) orëve nga momenti i pranimit të vendimit nga pala ne Gjykatën Supreme të Kosovës. Gjykata Supreme duhet te vendos lidhur me ankesat brenda 72 orëve.