fbpx
Pyetet për të ardhmen, Hazard lë dyshime me përgjigjen e tij

Pyetet për të ardhmen, Hazard lë dyshime me përgjigjen e tij

  10 May 2019

Qëndrimi i Eden Hazardit tek skuadra e Chelseas duket se nuk është i sigurtë.Chelsea ka siguruar finalen e Ligës së Evropës pas fitores me penallti kundër Eintracht Frankfurtit në ‘Stamford Bridge’.

Golin e fitores e shënoi ylli belg, Eden Hazard, i cili pas ndeshjes refuzoi të konfirmonte qëndrimin te Chelsea edhe për një sezon.

“Nuk mendoj për këtë gjë. Unë vetëm po mendoj të fitoj diçka me këtë klub”, u përgjigj Eden Hazard për BT Sport kur u pyet për të ardhmen e tij, pasi e ndihmoi Chelsean ta zë një vend në finale të Ligës së Evropës, ku do të përballet me Arsenalin.

“Nëse finalja është ndeshja ime e fundit, do të tentoj të bëj gjithçka. Në mendjen time, nuk e di ende. Kështu që, do të tentoj të fitoj ndeshje me Chelsean”.E ardhmja e Hazard mund të jetë në Spanjë, ku po kërkohet me ngulm nga skuadra e Real Madrid.

SORIA, SPAIN – JANUARY 04: Borja Mayoral of Real Madrid celebrates with Achraf Hakimi after scoring his team’s 3rd goal during the Copa del Rey match between Numancia and Real Madrid at Nuevo Estadio Los Pajarito on January 4, 2018 in Soria, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)