PUTIN SHKREP KATËR RAKETA BËRTHAMORE NDËRKONTINENTALE

  27 Oct 2017

Kremlini ka njoftuar se kryetari rus Vladimir Putin personalisht ka mbikëqyrur lansimin e katër raketave bërthamore ndërkontinentale të tipi “topol” të cilat janë në gjendje të bartin koka bërthamore.

Këtë ai e ka bërë në kuadër të ushtrimeve strategjike bërthamore të forcave të Rusisë, ka njoftuar Interfaks, përcjell Reuters.

Në kumtesën e Ministrisë ruse të Mbrojtjes theksohet se lansimi provues është bërët dje dhe se bëhet fjalë për raketat që mund të aktivizohen nga toka, ajri e nëndetëset.

Kjo ministri, transmeton Koha.net, ka theksuar se raketa janë zbrazur nga kozmodromi Pleseck në veri të Rusisë dhe se ato kanë goditur shënjestrat a mijëra kilometra larg në poligon Kura, në siujdhesën, Kamçatka.

Lajmi për mbikëqyrjen e Putinit të lansimit provues u publikua pak pasi AP njoftoi se nënkryetari amerikan Mike Pence do të vizitojë bazën ushtarake në Dakotën Veriore ku gjenden armë bërthamore që është vizita e dytë brenda gjahut muajsh.

 

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.