fbpx

Putin merr vendim të rëndësishëm për Rusia 2018, ja për çfarë bëhet fjalë

  24 Dec 2017

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka vendosur që t’ua besojë sigurinë e Kupës së Botës në vitin
ardhshëm pikërisht Forcave Sekrete Policore.

Sipas mediave vendase, Kremlini ka urdhëruar FSB-në, e cila njihet si ish KGB-ja, që të parandalojë sjelljet problematike të huliganëve në Botëror, në mënyrë që çdo gjë të shkojë ashtu si duhet.

Në Evropianin e vitit 2016, huliganët rusë janë përleshur me ata anglezë në prag të përballjes mes dy kombëtareve duke u njohur ndryshe si “Beteja e Marsejës”.

Megjithatë, presidenti Vladimir Putin është i vendosur për të zhvilluar një kompeticion sa më të qetë, në mënyrë që shteti rus të krijojë një imazh sa më pozitiv në sytë e botës.

FSB-ja, e cila udhëhiqet nga Aleksander Bortnikov, ka qartësuar se do të ketë zero tolerancë për sjelljet e papërshtatshme, si dhe për personat që do të shesin bileta në të zezë do të priten masa të rrepta me burg nga tetë deri në 15 vite. Shërbimi sekret rus (FSB) ka arritur të dënojë gjatë viteve të fundit një numër të madh kriminelësh rusë të kërkuar prej kohësh.

Gjithashtu, ata njihen si një prej shërbimeve më efektive në luftën e antiterrorit. Këtu përfshihen edhe ligjet antiterror, ku dënohen edhe personat që nuk raportojnë krimet që kanë parë. Lideri i tifozërisë së kombëtares ruse, Aleksander Shprigin, ka deklaruar gjatë kësaj jave se, nëse FSB-ja do të ndërhyjë në sigurinë e Kupës së Botës, do të ketë një Botëror të qetë dhe të sigurt. Drejtori i policisë së Moskës, Andrei Zakarob, ka deklaruar se:

“Nuk është problem nëse tifozët duan të pinë, por nëse ata kërcënojnë qetësinë publike, policia ka për detyrë të ndërhyjë e të marrë masa”.

Megjithatë, thuhet se më parë ka pasur raste kur FSB-ja ka thyer edhe ligjet në ndërhyrjet e tyre. Grigori Rodshenkov, gjyqtari që ka zbuluar skandalet e dopingut në vitin 2014, ka deklaruar se ka qenë FSB-ja ajo që ndërronte testet e marra nga lojtarët me doping duke i ndërruar ato me disa teste të pastra nga substancat e ndaluara.

Megjithatë, për çështjen e sigurisë në Kupën e Botës, Boris Xhonson ka udhëtuar drejt Moskës për të takuar ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov. Sipas burimeve, në axhendën e sigurisë për Botërorin do të ketë një bashkëpunim mes policisë ruse dhe asaj britanike.