‘Pune e madhe qe jane vrare anëtarët e LDK-se’

  20 Dec 2017

Nasim Haradinaj nga Shoqata e Veteranëve të UÇK-së ka qenë i ftuar në Debat D në Tv Dukagjin ku është diskutuar për Gjykatën Speciale.

Haradinaj ka kundërshtuar fuqishëm dhënien e kompetencave Gjykatës Speciale.

“Nuk them mos me u marr, ku po e din t’i që kanë qenë politike, po i jap një krah, a munden me kanë politike brenda sojit të vetë”, ka pyetur Haradinaj.

Ndërkaq analisti, Imer Mushkolaj ka thënë se shumica e vrasjeve që janë bërë kanë qenë ndaj anëtarëve të LDK-së. ndërkaq përgjigja e Haradinajt ka qenë “punë e madhe që janë vra të LDK-së”.

“18 vjet askush nuk merret me rastet e vrasjeve të pasluftës. Na të gjithë e dimë që shumica e personave që janë vrarë pas luftës kanë qenë të LDK-së”, ka thënë Ymeri.

“Punë e madhe që janë vra të LDK-së”, ka qenë replika e Haradinajt të OVL-së së UÇK-së.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.