fbpx
Publikohet biseda interesante mes Ronaldos dhe Evras para se Juventusi ta ‘shkatërronte’ Atleticon

Publikohet biseda interesante mes Ronaldos dhe Evras para se Juventusi ta ‘shkatërronte’ Atleticon

  14 Mar 2019

Juventusi ishte protagonist i një rikthimi senzacional në Ligën e Kampionëve këtë javë.

“Zonja e Vjetër” ishte në disavantazh prej dy golash nga ndeshja e parë që u zhvillua në Madrid.

Megjithatë, në ndeshjen e kthimit në Torino, Juventusi ia doli ta kthejë rezultatin në 3:2 me tre-golëshin e pesë herë fituesit të “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo.

Me këtë tre-golësh, Cristiano arriti në kuotën e tetë tre-golëshave në karrierën e tij në Ligën e Kampionëve, shkruan Zëri.

Andaj, mbështetja më e madhe që tifozët e Juventusit kishin për këtë ndeshje ishte te kapiteni i Kombëtares portugeze.

Besim në të kishte edhe ish-mbrojtësi i Juventusit dhe Manchester Unitedit, Patrice Evra.

Së fundmi, Patrice Evra ka publikuar në rrjetin social, Instagram një pjesë të bisedës, ku e mbështet portugezin për ta bërë ‘heroin’ në këtë ndeshje.

Pjesë nga biseda mes Evra dhe Ronaldos:

Evra: Vëlla, unë jam duke llogaritur në ty për rikthimin në Ligën e Kampionëve. Kurrë nuk kam dyshuar te ti. Dhe njerëzit më vrasin mua çdo herë kur ju apo Juventusi mposhtet.

Ronaldo: E di. Ne do të kalojmë vëlla. Në shtëpi ne i shkatërrojmë ata.

Evra: Pikërisht. Viva Ronaldo.

Ronaldo: Hahahah

Evra: Vëllau im, ndjeje vetëbesimin. Lutem për Atleticon./Zëri/