Publikohen pamjet e përleshjes ndërmjet Sllobodan Petroviqit dhe zyrtarit të Listës Srpska

Publikohen pamjet e përleshjes ndërmjet Sllobodan Petroviqit dhe zyrtarit të Listës Srpska

  20 Mar 2019

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviq ka thënë se është sulmuar sot në afërsi të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

“Jam sulmuar fizikisht afër kësaj ndërtese, pasi që edhe ju e dini se muajve të fundit personalisht ditëve të fundit, ndaj meje dhe partisë që unë e udhëheq është bërë një fushatë e egër”, ka thënë Petroviq.

Ai ka shtuar se personi i cili e sulmoi është Milan Kostiq, këshilltar i ish-ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo.

Petroviq tha se ky sulm nuk është i rastit, dhe se ata nuk mund ta frikësojnë.

Përkundër kësaj, në një reagim të Listës Serbe pretendohet se është pikërisht Milano Kostiq ai që është sulmuar nga ana e Sllobodan Petroviqit.

Kështu, siç thuhet ndër tjerash, Lista Serbe ka kërkuar që “policia dhe prokurorët të marrin të gjitha veprimet e nevojshme që Sllobodan Petroviq dhe Boban

Stankoviq të ndiqen dhe të dënohen, sepse kjo sjellje është absolutisht e papranueshme”.

Ndërkohë, është pikërisht Lista Serbe, ajo e cila ka publikuar disa pamje në të cilat thuhet se shihet “sulmi nga ana e Sllobodan Petroviq në anëtarin e tyre”

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.