Publikohen mesazhe tjera të deputetit Ismaili, i drejtohet me termat: Ta ha nanën, ta q***nanën, edhe ty ta…

  06 Dec 2017

Pasi e ka quajtur kurvë një nënë që kishte vdekur para disa javësh, motër e dëshmorëve, Fisnik Ismaili ka filluar t’i shajë me nënë të gjithë komentuesit që e kanë kritikuar. Lëvizja Vetëvendosje nuk ka reaguar ende për këtë shfrenim të paparë të një zyrtari të lartë të shtetit.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, ka vazhduar manifestimin e sjelljeve të tij vulgare edhe gjatë mbrëmjes së të martës.

Pasi ofendoi gjatë ditës nënën e vdekur të një komentuesi në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram, Ismaili ka adresuar fyerje edhe ndaj shumë personave të tjerë

Brenda pak minutave, ai ka sharë me nënë një numër komentuesish, pas kritikave që ata bënë ndaj tij në rrjetin më të madh social në botë.

Ndërkohë, partia e Ismailit po hesht karshi vulgarizmit të anëtarit të saj të zëshëm.

Shfrenimi i paparë i deputetit të Kuvendit ende nuk ka marrë ndonjë reagim nga Lëvizja Vetëvendosje, parti kjo që reagon rrufeshëm kur bëhen ofendime prej njerëzve të tjerë.

Hipokrizia e Vetëvendosjes po shpërfaqet edhe njëherë, duke mos ndjekur të njëjtën metodë të reagimit, kur bëhet fjalë për sjellje të papranueshme të zyrtarëve të saj

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.