Pse Vetëvendosje dyshohet për “bisht i PDK-së”?
Tashmë, dihet se vrasjet politike në Kosovë janë numerike dhe kapin shifrën prej 1.820 njerëzve. Kryesisht janë ekzekutuar ushtarakët e UÇK-së të FARK-ut, kuadro dhe veprimtarë të LDK-së, bashkëpunërët elitë të Ibrahim Rugovës, por, edhe luftëtarë, anëtarë të LPK-së, të cilët u futën në luftë individualisht dhe në grupe të vogla, pa lejen e Shtabit të “Rognerit”. Kjo u realizua nëpërmjet organizatës kriminale SHIK, të themeluar nga LPK-ja, Sigurimi Shqiptar, Serbia dhe aleatët e saj. Qëllimi: vrasje e terror, për ta marrë pushtetin me dhunë. Dhe, kur Bashkësia Ndërkombëtare, çliruese e Kosovës dje dhe mbrojtëse e Kosovës sot, kërkon krijimin e Gjykatës Speciale, për hetimin dhe ndëshkimin e krimeve seriale, gjatë dhe pas luftës, Lëvizja Vetëvendosje voton kundër kësaj Gjykate!!! Pse, sepse Demaçi, i pyetur për vrasjen e komandantit të FARK-ut Mirush Dakaj, përgjigjet: “E ka merituar plumbin kokës, se ka qenë me FARK-un!”
Në votimin në Parlament, kinse, për “Vlerat e luftës të UÇK-së”, që në fakt, partitë-banda, që sot janë në PAN, pa A-në në fund, donin ta rehabilitonin vetën dhe bandat e tyre në Drenicë, Dukagjin, Llap. Me theks të veçantë grupet kriminale, të cilat, në krahasim me krimet, dënimet kanë qenë simbolike. Vetëvendosja ishte e zëshme në përkrahje të krimit dhe votoi këtë ligj, që ishte kundërvënie e drejtëpërdrejtë e Gjykatës Speciale!
Lëvizja Vetëvendosje ka qenë shumë e zëshme kundër korrupsionit, hajnisë zyrtare dhe mirë ka bërë. Por “nuk e ka bërë as lavrën e miut” për krimet vrastare të “komandantëve” të “UÇK-së” të SHIK-ut! Ajo i ka heshtur ekzekutimet e ngeshme terroriste të partive-banda, të PAN-it, me SHIK-un e tyre. Së fundi, vetëm Albulenë Haxhiu reagoi, duke e quajtur Kadri Veselin krimnel dhe Dritë Millaku, që akuzoi Hashim Thaçin dhe Kadri Veslin për organizimin e vrasjes të komandant “Drinit”, alias Ekrem Rexha. Me kot u mundua Kadrija, në emisionin – Rubikon -, ta relativizojë këtë krim të adresuar sakt, duke thënë se “me ka ngatërruar me Sali Veselin”, një kriminel tjetër, nga Smolica e Gjakovës, vartës i Kadri Veselit.
Lëvizja Vetëvendosje është para një prove tjetër: Votimin apo jo kundër Gjykatës Speciale, të kërkuar me nëshkrimet e mbledhura nga krerët kriminelë “veteranë”, pa hyrë në luftë fare. Ky votim do të dëshmojë kush don vazhdimin e krimit në Kosovën tonë të përgjakur, nga bijtë bastardë dhe hafije të Serbisë. Janë këta kriminelë, që, me urdhër të Serbisë, me protestat e mars-prillit 2004, e bënë Serbinë hisedare në Kosovë, duke sjellë nga Decentralizimi e deri ke “Zajednica”. Po presim, ta shohim sa ka reflektua për të mirë Lëvizja Vetëvendosje?
Parësia perspektive e grupit kundërshtar të Kurtit
Retrospektivë: “Unë dua të jem i lirë në partinë time”, – deklaroi Shaqir Vukaj, në cilësinë e Nënkryetarit të Kuvendit Popullor të Shqipërisë dhe anëtarë i Kryesisë të Partisë Socialiste, para qytetarëve të Lezhës, duke akuzuar kryetarin e PS-së, Fatos Nano, për politikë personale partiake. Si kundër-përgjigje, Nano e internoi ambasador në Rusi.
“E papranueshme gjithsesi”,- thotë Aida Dërguti me sinqeritet, duke kërkuar, fisnikërisht, falje për shprehjen afektive të pamatur. Por, si përgjigje, letra e Albinit nuk rrezaton as sinqeritet dhe as përpjekje për pajtim. Ai nuk duhej ta pranonte dorëheqjen e Aides, nga funksionet e saj në Lëvizjen Vetëvendosje. Aida ishte provokuar, madje, në vijimësi. Dhe, dyshimi ishte, pikërisht, ke Albini. Ky i fundit, në vend të mesazhit shperëdhënës, për debat e demokraci brenda-partiake, mashtron publiksht, se “në Vetëvendosje ka liri dhe demokraci të bollshme!!”
Dardan Molliqaj, në intërvistimin nga TV Klan-Kosova, shpalosi marrëdhëniet e tij me Albin Kurtin. Dallimet ishin substanciale, thellësisht parimore. Ishte sa i sinqertë, aq edhe bindës në të gjitha deklarimet e tij. Bëhej fjalë për vendime kolegjiale dhe parime demokratike, të cilave, lideri Albin Kurti nuk u përmbahej. Përkundrazi, imponohej me vendime, më saktë, veprime vetjake, edhe pse nuk ishte në krye të partisë!
Me kot i akuzon të tjerët Albini për “mbeturina të PDK-së”, sepse vet ai rezulton se flirton me PDK-në si “Konstante në pushtet”. Nëse Dardan Molliqaj ka bërë gabime e teprime, sjellje e veprime, me ndikime ekstreme majtiste, ai është produkt i Albinit. Por, njeriu madhohet, ngritet intelektualisht dhe reflekton, për të qenë më i matur, më racional, më modern, me ecë me kohën, duke braktisur ideologjinë anakronike, siç është dogma e kuqe komuniste e albiniste.
Reagimi i kryetarit Visar Imeri, se partia nuk duhet të privatizohet, se individi nuk është partia, që nënkupton tendencën e Albinit, për t`u indentfikuar me partinë, është i drejtë dhe logjik. Sepse, partia është ngritur dhe shumëzuar me kontributet individuale, por më shumë me ato kolektive. Andaj edhe të tjerët, veç Albinit, janë dikushi dhe duhet të vlerësohen si të tillë edhe nga lideri Albin Kurti.
Reformat në Vetëvendosje, garanci e suksesit
E keqja në Lëvizjen Vetëvendosje kulmon, kur pa përfillur kryetar Visarin, thirret mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm. Dhe, kjo, gjithsesi, është bërë me porosi të Albin Kurtit. Qëllimi: nën efektet emocionale, që, zakonisht, zgjon lideri i burgosur, të bëhet fakt i kryer edhe zgjedhja e kryetarit me diktat, pra, atë që don lideri, në mos vet, një tjetër me mendësinë e tij! Ngjashëm me Isa Mustafën. Në vend që ta lirojë LDK-në nga ngufatja, zënia e frymës, duke bërë zgjedhje të parakohshme e demokratike në parti, kalkulon që ndonjëri nga klanistët e tij, ta trashëgojë postin e kryetarit të LDK-së, për të vazhduar Isa Mustafa, pa Isa Mustafën!
Disa nga ish të burgosurit politikë, pas militimit në disa parti hiç fisnike, për të mos thënë kriminale, janë bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. Mund të supozohet se Albini ka afri ideologjike me këtë kategori. Urtësia këshillon: “Zejë miq të rinj, por të vjetrit mos i harro!” Disa syrësh i kam miq dhe jam gëzuar se, më në fund, zgjodhën Vetëvendosjen, si forcë avangardë, pararojë, në proceset aktuale të Kosovës. Dhe, ata duhet të jenë objektiv dhe me paanësi, duke ndihmuar në tejkalimin e kësaj krize, sa delikate, aq edhe serioze.
Nga komisar Bojkeni prisja të fliste si komisar dhe jo si komandant. Rrugëtimi duhet të jetë bashkë, me një hap dhe jo të tjerët me ju ndjekë pas. Askush nuk duhet të jetë i tepërt për Vetëvendosjen, aq më pak vajzat dhe djemtë e dështuar, me veprimtarinë e tyre, për ta faktorizuar Lëvizjen Vetëvendosje, deri në partinë e parë, në partinë shumicë në Kosovë.
Çdo ndarje është një lloj vdekje. Dhe, këtë e kanë provuar partitë, dikur, të fuqishme veterane, të cilat, arrivistët, karrieristët i kanë shkërmoqur dhe sot janë bërë për t`i vajtuar. Kanë filluar ofertat edhe për disa kuadro të Vetëvendosjes. Ka edhe zëra që parashikojnë e thonë se ajo apo ai, kaluan në filan partie, që, realisht, janë parti-banda, të cilat kanë përgjakur Kosovën.
Mendoj se vajzat dhe djemtë e zëshëm të Vetëvendosjes, nuk duhet të bëhen bisht i asnjë partie. Ato dhe ata duhet të ngulmojnë të qëndrojnë në partinë e tyre, për të cilën kanë dhënë shumë, dhe, padyshim, dëshmohen se janë të gatshëm të kontribuojnë edhe më tej, për Lëvizjen e tyre zëmirë dhe zëmadhe.
Kandidimi i Albinit – “Fitore e Pirros”
Rikandidimi i Albin Kurtit, nuk i shërben zgjidhjes së krizës në Vetëvendosje. Ai duhet të vazhdojë të kontribuojë për Lëvizjen Vetëvendosje, pa pretenduar për të qenë, doemos, kryetar i saj. Në të kundërtën, fitorja e tij, do të ishte “Fitore e Pirros!”
Vetëvendosje duhet të frymojë lirshëm, pa ngulfatje. Dhe, ashtu siç thotë Kurti se “askush nuk është i pazëndësueshëm në Vetëvendosje”, aty duhet ta fus edhe vetën Albin Kurti. Nëse koha do ta kërkojë, në të ardhmen, edhe mund të bëhet sërishmi kryetar, por, në një Vetëvendosje ndryshe, të hapur e demokratike.
Albin Kurti ka njohur dy dështime të mëdha. Tani ka korrur një fitore spektakulare, duke mos qenë në krye të Vetëvendosjes. Dhe, do të ishte e pafalshme një dështim i radhës, për shokët e tij, në veçanti, gardën e vjetër, të ardhur si begati dhe vlerë në Vetëvendosje.
Pra, Albin Kurti nuk duhet lejuar që të dështojë për herë të tretë.
Urojmë për suksese dhe mbarësi të Vetëvendosjes luftarake dhe shpresë-dhënëse e së ardhmes të afërme për Kosovën!