Pse nuk janë përfshirë në Listat e veteranëve pjesëtarët e FARK-ut?

  01 Nov 2017

Një numër i madh i ish pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), nuk janë përfshirë në listat e veteranëve gjatë procesit të verifikimit të kategorive të dala nga lufta. Këtë shqetësim e ka ngritur Besa Gaxherri deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila ka folur lidhur me fryrjen e listave të kategorive të dala nga lufta.
Gaxherri ka thënë se mos përfshirja e veteranëve të FARK-ut, ka të bëj me faktin se kjo kategori nuk kanë pasur përfaqësues të tyre në komisionin për verifikim.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) Besa Gaxherri ka thënë për “Bs” se nuk mund t’i iket realitetit se listat e veteraneve janë të stërfryra, ndërsa 90% e veteranëve ose e ushtarëve të cilët kanë qenë në pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Republikës se Kosovës (FARK-ut) nuk janë të përfshirë hiq në listat e veteranëve.

“Mos përfshirja e tyre ka të bëjë direkt më atë se ne nuk kemi pas përfaqësim në komision, ekskluzivisht e kanë bëre ata komandantë që sot hedhin akuza. Kryetari i kuvendit le të reagojë si të dojë sepse realiteti flet çdo ditë sepse e dimë se sa janë fryrë listat dhe tashmë as ata vetë nuk e dinë me se kush ka hy në lista. Ne më të drejtë ngulim këmbë për të thënë se përveç që po behet shkelje ligjore që po ndajnë mjete për njerëzit që nuk kanë kontribu po i fyejnë ata të cilët vërtetë kanë kontribu për vendin dhe kanë dhënë shumë për Kosovën. Thjesht na jep më kuptu se këta njerëz janë të kësaj fryme dhe se ata që kanë jep shumë e që janë për merita këta dëshirojnë ti degradojnë”, ka thënë ajo.

Sipas Gaxherrit, shumë njerëz nuk kanë aplikuar farë për certifikatën e veteranit, për shkak se janë ndier te fyer.

“Ka shumë njerëz që s’kanë aplikuar fare për certifikatën e veteranit sepse tu e dit se kush vendos për ta edhe tu e ndier vetën të fyer nuk kanë aplikuar fare sepse unë vetë s’jam përfshirë fare sepse ka pasur qëllime të caktuara, dhe askush nuk mund të drejtoj gishtin kah LDK-ja sepse në gjatë luftës dhe edhe pas luftës të gjithë e dimë se si është trajtuar krahu i jonë”, ka deklaruar Gaxherri.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.