Pse kam qenë, jam e do të jem me LDK-në!

  26 Dec 2017

“Na jemi të pavarur! Ky është me LDK-në! Ne përfaqësojmë mediet e pavarura! Ky është përfaqëson mediumin e LDK-së!”

Kështu jam prezantuar me vite të tëra , në tubimet e ndryshme, kryesisht të organizuara nga OSBE me përfaqësuesit e medieve në Kosovë. Unë atëbotë përfaqësoja në disa tryeza e takime të tilla gazetën “Bota sot”.

Sot, shumica prej përfaqësuesve “të pavarur” të asaj kohe sot paradite janë me LDK, në mes ditë bëhen me VV-në e në mbrëmje përfundojnë në gjirin e PAN-it!

Unë nuk mbaj mend herën e fundit kur kam qenë në selinë e LDK-së. Një ditë rastësisht e kam takuar Isa Mustafën me bashkëpunëtorët e tij tek “Pishat”, ndërkaq konsideroj se kam mundur edhe më shumë ta përkrah Arban Abrashin gjatë fushatës për kryetar të Prishtinës.

Por u kam thënë atëherë dhe sot ua përsëris kolegëve të mi “të pavarur” se edhe atëherë edhe sot mund të dëshmojmë se bashku kur të duan, me qarkullime bankare private e të mediumit që atëherë kam drejtuar por edhe të këtij që tash udhëheq se ASNJË CENTË nuk kam përfituar nga përcaktimi im politik për LDK-në, përveç publikimeve gjatë fushatës zgjedhore.

A kanë mundësi këtë ta dëshmojnë edhe kolegët e mi “të pavarur!”

Dyshoj se kanë mundësi!

Sidoqoftë, e kam pranuar atëherë e pranoj edhe sot dhe do ta pranoj edhe nesër! Me LDK-në jam për shumë arsye:

-LDK është parti shpianike, parti me themel, parti që ka traditë të ndërtimit të shtetit! Pra është parti e shtetndërtimit e jo e shtetrrënimit!

-LDK është parti e vlerave individuale e shoqërore. Kush e mohon rolin e Presidentit Ibrahim Rugova për liri, demokraci e pavarësi të vendit ai ose është me të meta psikopatologjike ose është I mbushur plot me urrejtje! Të jesh me Ibrahim Rugovën, dje ka qenë guxim, sot është nder, e nesër është vlerë!

-LDK është parti e lirisë. Sot lirisht mund të thuhet se numri i aktivistëve dhe i anëtarëve të LDK-së që kanë sakrifikuar dhe janë angazhuar për lirinë e Kosovës është disa herë më i madh se numri i anëtarëve të të gjitha partive politike të Kosovës. Këta veprimtarë të LDK-së në Kosovë e në Diasporë mbase nuk janë nderuar sa duhet nga udhëheqësia e LDK-së, por ata nuk janë përfitues të certifikatave të pamerituara të veteranëve të UÇK-së. Pra nuk kanë pranuar që të blejnë “diploma të tilla false!”. Ata veprimtarë e aktivistë të LDK-së edhe sot janë modestë dhe nuk krekosen si “gjelat maje plehut” siç bëjnë disa që gjatë luftës kanë qenë në plazhet e Shqipërisë apo janë sjellur e pështjellur nëpër “hajmet e banhofet” e Evropës dhe dy ditë pasi ka hyrën NATO në Kosovë kanë blerë uniforma të UÇK-së në Durrës apo Kukës!

– LDK është parti e paqes e jo e dhunës. Ndaj LDK-së është ushtruar dhunë, vrasje, maltertime. LDK-së i janë vrarë aktivistë, këshilltarë të Presidentit, kryetar komunash, kryetar Degësh, deputetë… Ndaj LDK-së janë zbrazur plumba e LDK kurrë nuk ka reaguar me dhunë. Prandaj sot, dikush është në siklet kur familjarë e drejtues të lartë të LDK-së kërkojnë zbardhjen e vrasjeve të pasluftës të aktivistëve e veprimtarëve të LDK-së.

-LDK është parti e të perspektivës e jo parti e “Zanzibarit”. LDK-ja ka ofruar bashkëqeverisje në të mirë të vendit. LDK-së i është rrëmbyer dhe kushtëzuar bashkëqeverisja. AAK dhe Ramush Haradinaj janë shembulli më i mirë se si rrëmbehet dhe kushtëzohet bashkëqeverisja me LDK-në. “Profë i keni afat vetëm edhe 30 minuta për me vendosë, ndryshe unë shkova me ata….” Kështu më ka deklaruar Nexhat Daci në një intervistë më vitin 2005 kur ka folur për koalicionin LDK AAK dhe emërimin e Ramush Haradinajt për kryeminsitër të vendit nga presidentit Ibrahim Rugova.

Prandaj ndaj LDK-së janë organizuar “Zanzibare”, ose “mocione” tradhëtie për gjoja mosmarrje të “vendimeve të mëdhaaaaaaaaajaaaaa!”

-LDK është parti e foricimit të shtetit e jo e rrënimit të shtetit. Rasti i fundit i përpjekjes për “puç” kundër shtetit të Kosovës nga partitë e “krahut të luftës” është shembulli më i mirë se LDK është shpresa e të ardhmes ndërkaq PDK AAK e Nisma janë parti të rrënimit të shtetit të Kosovës.

-LDK është parti e perspektivës evropiane dhe e miqësisë së përhershme me SHBA-të. Përsëri po kujtoj përpjekjen e fundit të Thaçit, Veselit e Haradinajt për të krijuar armiqësi me evropianët e amerikanët dhe vendosmërua e LDK-së që të ruhet partneriteti me faktorin ndërkombëtar është shembulli më i qartë se “…kush është me Amerikën, e kush kundër Amerikës!”. E ata që janë kundër Amerikës janë ose me Serbinë ose me Rusinë!

-LDK është parti e traditës, e shtetndërtimit dhe e së ardhmes së vendit tonë, Republikës së Kosovës. Prandaj e them pa asnjë dyshim se unë kam qenë, jam e do të jem përgjithmonë me LDK-në!

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.