Daut Haradinaj i cili sot është deputet i Kuvendit të Kosovës, në një moshë të re ju kishte bashkangjitur radhëve të para të UÇK-së.
Ai bashkë me Rexhep Selimin dhe të tjerët, ishte pjesë e daljës së parë publike të UÇK-së më 28 nëntor 1998, shkruan Magazina.al
Në daljen e parë publike, Rexhep Selimi kishte vendosur maskë për të mos u identifikuar, ndërsa Daut Haradinaj jo.
Në dokumentarin “Tri ditë para fillimit”, Haradinaj ka treguar se maskën nuk e kishte vendosur, jo për shkak të trimërisë, por nuk kishte maskë me vete në atë moment dhe kishte vendosur të dal me pamje të qartë para masës.