Provokon Luana Vjollca

  08 Oct 2017

Derisa po i afrohet shifrës prej një milion ndjekësish në Instagram, Luana Vjollca vazhdon të jetë aktive në këtë rrjete social.

Publikimi i fotografive që vënë në pah bukurinë e biondes ka rezultuar i pëlqyeshëm nga fansat e saj, duke qenë se imazhet që i poston marrin dhjetëra mijëra pëlqime.

 Gjatë ditës së diel, prezantuesja e famshme ka sjellë fotografi të reja, në të cilat ka pozuar me bikini.

 Imazhet e Luanës janë nga pushimet, atje kua akoma mbretëron moti i mirë, duke qenë se te ne temperaturat tashmë janë ulur dukshëm.

Ajo është kujdesur që t’i vë në plan të parë format e pëlqyeshme trupore.

Ndryshe, Luana numëron mbi 908 mijë ndjekës në Instagram dhe shumë shpejt pritet ta kalojë shifrën njëmilionëshe.

Ndërsa, bukuroshja, e cila e ka provuar veten edhe si këngëtare, si gjithmonë, duket për mrekulli në pozat e reja.