
A French court on Thursday rejected a request by Serbia to extradite former Kosovo prime minister Ramush Haradinaj, who Belgrade accuses of committing war crimes in June 1999. Haradinaj, 48, was arrested by French police on January 4 when he flew into the Franco-Swiss airport of Basel-Mulhouse but he is free to return home following Thursday’s decision by the court in Colmar, eastern France. / AFP PHOTO / SEBASTIEN BOZON (Photo credit should read SEBASTIEN BOZON/AFP/Getty Images)
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Reshat Millaku, tha se për punën e institucionit që drejton nuk ndikohet nga politika.
Këto komente Millaku i bëri kur u pyet nga KALLXO.com rreth deklaratës së kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili sot u citua nga mediat të ketë thënë se do ta obligojë Prokurorinë që brenda një muaji t’i hetojë listat e veteranëve të UÇK-së.
“Do të angazhohemi që sa më shpejtë që është e mundur (t’i kryejmë hetimet). Por ne i kemi afatet ligjore, nuk ndikohemi nga politika”, tha Millaku për KALLXO.com.
Millaku tha se Prokuroria punon sipas Kodit të Procedurës Penale dhe i respekton afatet e parapara me ligj.
Ndërsa, edhe Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, tha se institucioni të cilin e drejton ai nuk do të ndikohet nga asnjë person juridik apo fizik rreth afateve të trajtimit të rasteve.
Këto komente Lumezi i bëri për KALLXO.com i pyetur rreth deklaratës së kryeministrit se do ta obligojë Prokurorinë të hetojë listat e veteranëve të UÇK-së.
Ndryshe, mediat cituan kryeministrin Haradinaj të ketë thënë gjatë një takimi me përfaqësuesit veteranëve protestues se do të obligojë Prokurorinë që të hetojë listat e veteranëve të UÇK-së.