fbpx
Profesori ndërkombëtar zbulon skenarin e Thaçit dhe Ramës për të shlyer gjurmët e tradhtisë ndaj Kosovës

Profesori ndërkombëtar zbulon skenarin e Thaçit dhe Ramës për të shlyer gjurmët e tradhtisë ndaj Kosovës

  14 May 2019

Profesori ndërkombëtar, Enver Bytyçi përmes një shkrimi autorial, ka zbuluar se si presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit i Shqipërisë, Edi Rama, kanë ndryshuar programin e shërbimeve në vijim të politikave serbe për pushtim territoresh.

Ai mes tjerash thotë se ka të tjera protagonizmi të Hashim Thaçit dhe Edi Ramës në përpjekje për të shlyer gjurmët e tradhtisë

“Ka edhe teori të tjera protagonizmi të Hashim Thaçit dhe Edi Ramës në përpjekje për të shlyer gjurmët e tradhtisë së tyre ndaj atdheut, ndaj Kosovës. Një ndër to duket ajo Edi Ramës për atë që ai e quan një hapësirë e përbashkët në Ballkanin Perendimor, të cilën në Beograd e interpretojnë si gjoja përpjekje të kryeministrit shqiptar për të bashkuar shqiptarët në rajon”, shkruan Bytyçi.

Ndërsa, në shkrimin e tij, Bytyçi thekson se duket qartë se strategjia e Thaçit dhe Ramës ka ndryshuar, sipas tij, regjisori është përsëri Aleksandër Vuçiq.

LEXO KËTU shkrimin e plotë të Enver Bytyçit.

“Duket qartë se strategjia e Thaçit dhe Ramës ka ndryshuar. Regjisori është përsëri Aleksandër Vuçiq. Ndërmjetës mbetet edhe më tej Baton Haxhiu. Ndërkohë që media e tij KLAN Kosova vijon të bëjë gramafonin e Beogradit në Prishtinë”, shkruan ndër tjerash profesori ndërkombëtar, Enver Bytyçi.