fbpx

Probleme ne kuvend mes Thaqit e Limajt!

  22 Dec 2017

Presidenti i Kosovës ka mbajtur fjalimin e fundvitit para deputetëve të kuvendit të Kosovës, por veprimi i tij ishte i papritur në momentin kur përshëndeti, kryeministrin, kryetarin e nënkryetarin e kuvendit por jo edhe Fatmir Limajn, shkruan Gazeta Blic.

 

Thaçi ka numëruar disa suksese që Kosova ka pasur në vitin 2017.Por pasi ka përfunduar presidenti Thaçi fjalim, ka përshëndetur kryeministrin, ministrat, por jo edhe ish-bashkëluftëtarin e tij Fatmir Limajn.

Thaçi madje as nuk ka tentuar ta përshëndet Fatmir Limajn.Kutjojmë që Limaj ishte pjesë e PDK-së, por më pas është ndarë nga partia e Hashim Thaçit, kështu duke themeluar partinë e tij Nismën për Kosovën.Aktualisht Limaj mban postin e zëvendëskryeministri.

Momenti kryesor, ky është momenti kur presidenti Thaçi pasi që ka përshëndetur Halitin, Veselin e Ramush Haradinajn kthehet në vendin e tij por pa i folur bashkëluftëtarit të tij Fatmir Limaj.