‘Prishet Koalicioni PAN, LDK do ta formoj Qeverinë me PDK dhe AAK’

  27 Nov 2017

Deputeti i Vetëvendosjes Dardan Sejdiu, në Express me Fidan Jupollin tha se LDK ka filtruar me qeverinë për të fituar në Prishtinë, shkruan Gazeta Blic.”Në analizën time personale mendoj se LDK ka flirtuar për hyrje në qeveri me fitore në Prishtinë, ky ka qenë pazari për hyrje në qeveri. Po të fitonte LDK në Prishtinë do të hynte në qeverisje, kur e kam parë marrëveshjen PDK-LDK në Prishtinë dhe Prizren si dhe mbështetjen nga AAK-ja”, tha Sejdiu.Sipas tij, nuk ka logjikë që pushteti të mbështesë një subjekt që ka bërë deklarata për mocion ndaj tij.

”Një subjekt del me deklaratë që ka me rrëzu e pushteti ja jep forcat kryesore për kryeqytet, është e palogjikshme. Normalisht, unë i ndihmoj atij që më ndihmon mu, e çka i duhet janë numrat në kuvend, numrat ja jep Vetëvendosje dhe LDK, VV nuk pranon, mbetet LDK-ja”, shtoi ai.Në anën tjetër, Sejdiu tha se po ndodhë një ndjekje e Vetëvendosjes, duke përmendur aktivistët e dënuar, vendimin e PZAP-së, si dhe arrestimit e deputetëve Albin Kurtit, Albulena Haxhiu si dhe Donika Kadaj- Bujupit.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.