Presioni i deputetit të Listës Serbe e detyroi Haradinajn ta shkarkoj zëvendësministrin Berzati

  05 Dec 2017

Kryeministri Ramush Haradinaj sot ka marrë vendim për shkarkimin e zëvendësministrit në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Fatir Berzati, i cili vjen nga radhët e komunitetit goran.
Portali Veriu.info mëson se kryeministri Haradinaj këtë vendim e ka marrë pas presionit të deputetit Adem Hoxha, i cili është kryetar i Partisë së Bashkuar Gorane (JGP – Jedinstvena Goranska Partija), asistent i të cilit më parë ka qenë tashmë zëvendësministri i shkarkuar Berzati.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se deputeti Adem Hoxha, i cili është pjesë e Listës Serbe, muajin e kaluar ka pasur disa mosmarrëveshje më zëvendësministrin Berzati dhe më pas i ka kërkuar kryeministrit Haradinai shkarkimin e tij, mirëpo ai e ka rezistuar deri dje, kur përfundimisht i është nënshkruar presionit të deputetit goran.

“Vendim për shkarkimin e z. Fatir Berzatit, nga pozita e zëvendësministrit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, të emëruar me vendim me numër protokolli 041/2017, i datës 29.09,2017”, thuhet në vendimin e Kryeministrit Haradinaj, pa dhënë ndonjë sqarim për arsyen e shkarkimit, ndërkohë që Berzati ka thënë se nuk është në dijeni për arsyen e shkarkimit./veriu.info

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.