Presidenti Thaqi drejton gishtin tek Vetevendosja per mospranimin e Kosoves ne UNESCO!

  26 Oct 2017

Presidenti Hashim Thaçi ka folur rreth anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Gjatë intervistës së tij në Klan Kosova, Thaçi ka thënë se zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në Kosovë nuk kanë mundësuar që të jetë pjesë e këtyre organizatave ndërkombëtare.

Thaçi ka thënë se “Fajet pse Kosova nuk është pjesë e UNESCO është dhuna në Parlament dhe gazi lotsjellës”.

Në këtë intervistë Thaçi ka folur edhe për vizitën e tij në Vatikan me Papa Françeskuan, ku ka theksuar se Vatikani shumë shpejt do ta njohë pavarësinë e Kosovës.