fbpx
Presidenti Thaçi ‘dridhë’ sallën e takimit në Tiranë, ja çfarë i bëri Vuçiqit e Dodikut

Presidenti Thaçi ‘dridhë’ sallën e takimit në Tiranë, ja çfarë i bëri Vuçiqit e Dodikut

  09 May 2019

Liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Tiranë për procesin e Brdo-Brijunit. Në Samit, shefja e politikës së jashtme në BE, Federica Mogherini mbajti takim me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Thaçi, bëri të ditur se ka kërkuar që Kosova të ketë liberalizim të vizave.

Përveç presidentëve të shteteve, të ftuar nderi janë edhe përfaqësues të Bashkimit Evropian, me prezencë të shefes për politikë të jashtme, Federica Mogherini.

E Presidenti Thaçi, pas takimit me Mogherinin dhe Aleksandar Vuçiqin tha se kishte kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën dhe se ka treguar se taksa ndaj Serbisë mbetet si vendim i drejtë, shkruan Gazeta Express.

“Taksa mbetet vendim i drejtë, kushtëzimi i dialogut është i padrejtë nga ana e Serbisë. Kam folë me Vuçiqin në kuadër të Samitit dhe asgjë tjetër. Kam treguar që nuk do të ketë asnjë asociacion me kompetenca ekzekutive në Kosovë të tipit të Republikës serbe. Kemi pas mospajtime sa i përket çështjes që Vuçiq mohon krimet e kryera në Kosovë dhe kjo është krim”, ka thënë Thaçi.

Ai gjithashtu përmendi edhe çështjen e korrigjimit të kufijve.

“Ne jemi për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për njohjen e Kosovës, pa censurë asnjë milimetër tokë të Kosovës, dhe me bashkëngjitjen e Luginës së Preshevës me Kosovën”, ka thënë Thaçi