Presidenti Thaçi braktisë intervistën, kjo është pyetja që e “ngushtoi” dhe u largua nga emisioni

Presidenti Thaçi braktisë intervistën, kjo është pyetja që e “ngushtoi” dhe u largua nga emisioni

  15 Apr 2019

Pyetja e drejtoreshës së informacionit në Ora News, Beti Njuma, për një sondazh të gazetarit Berat Buzhala për besueshmërinë që kanë ndaj presidentit Hashim Thaçi nuk i pëlqeu këtij të fundit, e presidenti i Kosovës në atë moment ndërpreu intervistën e cila ishte aranzhuar ditë më parë.

Kjo ndodhi në momentin kur presidenti do të pyetej për rezultatin e sondazhit që ka bërë Berat Buzhala se “Cilit i besoni më shumë që punon për interesin e Kosovës, Ramush Haradinaj apo Hashim Thaçi”

Sondazhi i publikuar në rrjetet sociale tregonte se 82% ishin pro kryeministrit Haradinaj dhe vetëm 18 % pro Thaçit.

Beti Njuma donte ta pyeste “Përse ishte ky perceptim i publikut?”

Mësohet se në këtë moment presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndërprerë intervistën dhe është larguar.

Intervista mes drejtores së informacionit të RTV Ora News dhe presidentit Hashim Thaçi ishte e programuar ditë më parë.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.