fbpx
Portieri shqiptar godet me grusht gjatë ndeshjes futbollistin serb (Video)

Portieri shqiptar godet me grusht gjatë ndeshjes futbollistin serb (Video)

  12 Oct 2017

Kamza arriti të merrte sot fitoren e parë nl kampionat kundër Luftëtarit me rezultatin 1-2 dhe kjo për shkak të një episodi të pazakontë. Portieri i Gjirokastrës, Aldo Miraku është bërë protagonist në minutën e 92-të duke u shndërruar në një boksier.

Kamza fillimisht kishte marrë avantazhin në minutën e 16-të, por në të 32-ën kishte mbetur me 10 lojtarë. Vendasit barazuan shifrat në minutën e 63-të ç’ka solli që i gjithë ekipi të hidhej në sulm për të marr 3 pikët. Për habi kjo nuk ndodhi dhe me kalimin e minutave tensioni u rrit tek Luftëtari.

Në minutën e 92-të portieri Aldo Mirako për habi godet me grusht në bark sulmuesin Stefan Raçiç. Serbi shtrihet në tokë dhe kjo situatë nuk i shpëton gjzqtarit i cili barazon forcat në fushë duke e ndëshkuar  Mirakën me të kuqe dhe njëkohësisht  duke akorduar penallti.