Portieri i Dardanës grushtohet keq në Lipjan (VIDEO)

  13 Nov 2017

Ulpiana dhe Dardana kanë zhvilluar sot derbin e Ligës së Dytë (Grupi B). Gjatë gjithë ndeshjes, gjithçka ka qenë korrekte në fushë, teksa sfida përfundoi 0:0.

Të dy skuadrat të kënaqura me ecurinë e lojës dhe ndarjen e drejtësisë kishin marshuar drejt zhveshtoreve, por kjo rrugë e shkurtër i doli e gjatë portierit të Dardanës, Granit Statovci.

Disa tifozë vendas kanë hyrë në terren me të përfunduar ndeshja dhe kanë sulmuar Statovcin, shkruan Gazetasheshi.com.

Siç shihet edhe në video, ai grushtohet keq.

Kjo është hera e dytë që futbollistët e Dardanës sulmohen në të njëjtin stadium.

Kjo për faktin se edhe para disa javësh, futbollistët e Dardanës kishim problem me ata të Arbërisë.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.