Politikani shqiptar qe perfitoji 240 milion euro nga droga ne mandatin e tij 4 vjeqar!

Arrestimi në Itali i Moisi Habilaj ka sjellë reagime të shumta si dhe akuza ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri.

Sali Berisha, në një status të tij shprehet se ai është drejt arrestit ndërkombëtar si dhe se me skafin e Tahirit u transportuar 3.5 ton drogë drejt Italisë, ditën që Edi Rama po bënte një vizitë në Bernë.

Ja çfarë shkruan Berisha:

Zhvillim klamoroz, kapet banda e Saje qorrit. Vet Saje drejt arrestit ndërkombëtar!
Miq! Arrestohet në Itali famozi Moisi Habilaj, tezaku që transportoi 3.5 ton drogë me skafin e Saje qorrit në Itali.

Po ju rikujtoj këtu se Habilajt, sipas kontrollit të TIMS kanë transportuar drogë jashtë vendi 27 herë me makinën e kushos-bandit ministër Saje qorri, dhe ky trafik, i denoncuar nga Zagami, i kushtoi postin këtij të fundit, pasi Saje qorri e shkarkoi atë dhe e dha për ndjekje.

Atij, Konfederata Helvetike i dha azil politik pikërisht ditën e vizitës së Edi Ramës në Bernë. Gjithashtu, 3,5 ton drogë në Itali, sipas burimeve të sigurta të vendit mik, është transportuar me skafin e Saje qorrit, të cilin ai e bleu dhe e la në “ruajtje” tek Habilajt dhe pas disa denoncimeve që kemi bërë në parlament Saje qorri u detyrua të bëjë një akt shitje fallco të skafit të tij, po tek Habilajt! Priten zhvillime klamoroze! sb”