Politikani që ishte në Rambuje tregon se kush ua bëri disa fyerje banale kur ishin futur në Kosovë

Politikani që ishte në Rambuje tregon se kush ua bëri disa fyerje banale kur ishin futur në Kosovë

  19 Mar 2019

20 vite nga nënshkrimi i marrëveshjes se Konferencës se Rambujesë, e cila i hapi rruge bombardimeve te NATO-s, kundër forcave serbe, lirisë se Kosovës dhe vendosjes se KFOR-it dhe administratës ndërkombëtare ne Kosove!

Gjergj Dedaj, ambasadori i Kosovës në Maqedoni, kujton kohën kur ishte pjesë e kësaj konference të rëndësishme për vendin.

Ai thotë se kishte nderin të jetë pjesë e këtij delegacioni historik.

“Me te nënshkruar u nisem me avion ushtarak për ne atdheun e përgjakur, fillimisht zbarkuam shkurt ne aeroportin e Tiranes, pasi forcat serbe te cilat akoma kontrollonin Prishtinën, nuk lejuan aterimin tonë nw Aeroportin e Prishtinës, neve ateruam ne aeroportin e Shkupit, aty ne Hotel Grand ne Shkup, kemi fjetur një nate, per tu nisur te nesërmen drejt Kosovës, me makina te cilat kishin ardhur per te na marrur, kishim dëshirë te arrinim para se te fillojnë bombardimet e NATO-s, dhe ta ndajmë fatin me popullin martir shqiptare!

Perkunder sjelljeve e fyrjeve banale te policisë serbe ne kufi ne Han te Elezit, ishim shume krenar qe me çdo çmim, te hyme ne Kosove para fillimit te bombardimeve.

Delegacioni i Kosovës u ndamë ne Prishtine…me 24 mars filluan bombardimet 77 ditore, ne këtë periudhe ndodhen masakrat me te mëdha serbe te cilat ishin paralajmërim i lirisë se Kosovës! Lavdi te rënëve per liri”, ka shkruar ai.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.